Insajderi
Botë

LIVE: Sabina Sulaj në mesin e 8 viktimave në Munih

Insajderi
23 July 2016 - 00:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mesin e 8 viktimave nga sulmi në një qendër tregtare në Munih mësohet të jetë edhe një shqiptare.

Në sulmin në Munih të Gjermanisë ka vdekur shqiptarja Sabina Sulaj. Këtë gjë e ka konfirmuar nëna e Armela Segashi, Nazmija, vajza  e cila aktualisht është e zhdukur.

Ajo tha se për vajzën e saj akoma nuk ka informacione por shtoi se shoqja e saj Sabina ka vdekur.

“Krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija për Gazetën Express./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark