×
  • Showbiz
  • Show

    E ndihmoi të zbriste nga shkallët, një roje sigurie prek në të pasme Beyoncen

    Insajderi
    05 August 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fansat e Beyonces kanë qenë të zëshëm këtë javë, pasi disa prej tyre u shprehën me plot bindje se një nga anëtarët e ekipit të saj e ka prekur atë në të pasme.

    Videoja e TikTok-ut, e cila u postua të mërkurën, tregon superyllin 41 vjeçar, duke zbritur nga disa shkallë, që dukej se ishin pjesë e skenës së saj.

    Këngëtarja, e cila së fundmi ka zhvilluar një sërë koncertesh, shihet se e kishte të vështirë të zbriste nga automjeti.

    Ndërsa u përkul, ajo ia dha mikrofonin njërit prej rojës, i cili kishte veshur një kostum të zi, teksa një burrë tjetër me një xhaketë gri qëndroi në anën e djathtë të një shkalle për ta ndihmuat atë të zbriste.

    Por fansat shikuan me kujdes në pantallonat e Beyonces – të cilat shfaqnin pjesë të prera që ekspozonin pjesën e poshtme – dorën e burrit me gri, që e preku atë në të pasme.

    Foto: MEGA

    Beyonce është aktualisht në turneun e saj botëror të njohur “Renaissance”, i cili ndalimin e radhës e ka në Washington, DC, të shtunën, më 5 gusht.

    Një befasi e fundit ishte që ylli paguan mijëra dollarë që ekipi i saj të transportojnë një tualet personal që nuk e përdor askush përveç saj.

    Foto: MEGA

    41 vjeçarja përdor gjithashtu një karrocë golfi të personalizuar, e cila është e mbuluar me çarçafë të zinj për të fshehur identitetin kur ajo transportohet në prapaskenë.

    Dhe ajo ka një zonë VIP për të dhe shoqëruesit e saj me një zonë të madhe ngrënieje, por ekipi i turneut nuk lejohet brenda 50 metrash prej saj dhe nuk ka mbeturina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark