×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E nxori nga taksi…”, Insajderi siguron videon e rrëmbimit të vajzës në Gjakovë

    Insajderi
    15 September 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Yll Morina”.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një video nga momenti i rrëmbimit. Siç mund të shihet në video i dyshuari e nxjerrë me forcë nga taksi dhe e fut në veturën e tij.

    @insajderiofficial #Ekskluzive #shqipe #kosova #shqiperia #kosova #rrembim #fyp #foryourpage #foryoupage❤️❤️ #kosovo🇽🇰 #albaniche #gjakova #gjakove❤️🇽🇰 #gjakova07🤍 ♬ Dramatic Military – Faid rafanda

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se se i dyshuari M.U., është arrestuar pasi që kishte rrëmbyer viktimën (femër e moshës madhore) nga një taksi. i dyshuari M.U., është arrestuar pasi që kishte rrëmbyer viktimën (femër e moshës madhore) nga një taksi.

    Sot me datën 15.09.2023 rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Pa humbur kohë është filluar me mbledhjen e informatave dhe pas një procesi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull kosovar i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte privuar nga liria viktimën (femër e moshës madhore) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.” – thuhet në njoftim.

    PK ka bërë të ditur se i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

    “Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark