×
  • Sport
  • Sport

    E pabesueshme! Onana dhe Maguire i dhurojnë fitoren Manchester United-it

    Insajderi
    24 October 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester United ka fituar pikët e para në Ligën e Kampionëve, pas xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

    Djajtë e Kuq fituan me shumë mund në shtëpi ndaj Copenhagen, duke marrë kështu edhe fitoren e parë, 1-0.

    Heroi i kësaj mbrtëmje për Djajtë e Kuq doli të ishte Harry Maguire, që shënoi nga një asistim i Christian Eriksen në minutën e 72-të.

    Por, vlen të përmendet se Andre Onana mbrojti penalltinë në minutën 90+5 të ndeshjes, për t’i siguruar pikët e para në grup.

    Bayern Munichu është lider i Grupit A me nëntë pikë, Galatasaray me katër, Manchester United me tri dhe Copenhagen me një sosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark