×
  • Sport
  • Sport

    E papritur duke marr parasysh se kanë punuar së bashku – ky ishte momenti i kacafytjes në mes të Artetas dhe De Bruyne

    Insajderi
    15 February 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City mund rivalin direkt për titullin, Arsenalin, me shifrat 1-3, duke e barazuar kështu me pikë (51) dhe duke marrë vendin e parë.

    “Qytetarët” do kalonin të parët në avantazh. Do ishte një gabim në prapavijë i londinezëve që do i jepte mundësinë Kevin de Bruyne të shënonte.

    Në fundin e pjesës së parë, një përplasje mes Ederson dhe Nketiah sjell penallti për ekipin e Artetas. Bukoyo Saka do ekzekutonte 11-metërshin, duke dërguar në festë stadiumin Emirates.

    Pjesa e dytë nis mirë për Cityn, Haaland fiton penallti, por vendimi kthehet mbrapsht me VAR. Gjithsesi, ekipi nga Manchesteri do mund të festonte më vonë, me golat e Grealish dhe Haaland.

    Gjatë minutës së 51’të, ndodhi një kacafytje mes Artetas dhe De Bruynes, gjë e cila nuk u prit duke marr parasysh se spanjolli më parë ishte ndihmësi i Guardiolas te City.

    KY ËSHTË MOMENTI:

    https://twitter.com/samirsynthesis/status/1625969769059942432

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark