×
  • Showbiz
  • Show

    E papritur! Këngëtari dhe aktori i njohur eleminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    04 February 2024 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Olsi Bylyku është banori i dytë që la mbrëmë shtëpinë e Big Brother VIP pas votave të publikut. 

    Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë.

    Nuk është se kisha një përjetim, por nuk pata pozicionin tim që nuk mund të krijoj një protagonizëm të detyruar. Unë thjesht jap mendimin tim aty ku duhet. Jap perceptimet e mia se si duhet të jetë një debat. Por nuk jam në ndikimin që duhet të jap mendimin tim aty ku s’duhet.”, tha Olsi.

    Nuk pata kohë që të mendoj nëse ishte sport për mua ose jo “Big Brother”. Besoj se të gjithë janë duke marrë protagonizëm. Të them të vërtetën, këtë gjë e kam të sinqertë, protagonizmin e detyruar nuk e marrë dot. Kjo dallohet te konkurrentët që kërkohet për ta pasur këtë gjë”, ishin fjalët e Olsit.

    Ky eleminim erdhi pas eliminimit të Gabrieles. Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku votoi për të preferuarin e tyre.

    Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark