×
Analiza

E para e Arsimit dhe vartësit e saj shpenzuan afro 23 mijë euro nga buxheti i shtetit – ku shkuan ato?

Insajderi
27 November 2023 - 17:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

22 mijë e 858 euro është totali i shpenzimeve për dhjetë muaj nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe anëtarët e kabinetit të saj. Mijëra euro shkuan për derivate, akomodim jashtë vendit, mëditje e ushqim dhe shpenzime tjera. Gazeta Insajderi ju sjell detajet.

Nga kërkesa për Qasje në Dokumente Publike, Gazeta Insajderi ka vërejtur që një shumë e madhe parash të buxhetit të shtetit kanë shkuar në derivate.

Nga kalkulimet e bëra shihet se për mbi 4 mijë litra të derivateve, janë shpenzuar 5 mijë e 419 euro.

Shpenzimet e udhëtimeve

Ndonëse të dhënat nuk janë ofruar detajisht për shtetin se ku ka udhëtuar, shihet se ministrja veç për akomodim vet e teta shpenzoi afro 7 mijë euro.

Ani pse ministrja Nagavci nuk ka udhëtuar çdo muaj, për 6 muaj, për akomodim vetëm ajo shpenzoi afro 3 mijë euro apo më saktë 2 mijë e 956 euro.

Shefja e kabinetit, Bora Shpuza shpenzoi 1 mijë e 480 euro.

 Pas tyre për nga shpenzimet renditet këshilltarja, Edona Berdyna e cila ka shpenzuar afro 1 mijë euro.

Të dhënat janë ofruar edhe për disa prej këshilltarëve të tjerë të saj.

Mëditje e ushqim

Për mëditje e ushqim nga buxheti i shteti nga zyrtarët e MASHT-it u shpenzuan hiç më pak se 6 mijë e 913 euro. Këtu, të dhënat janë ofruar për një numër më të lartë të vartësve të të parës së Arsimit në vend.

2 mijë e 356 euro, figurojnë të jenë shpenzimet e ministres, Arbërie Nagavci ndërkohë shefja e kabinetit, Bora Shpuza shihet se ka shpenzuar 1 mijë e 28 euro.

Shpenzime tjera, të pa specifikuara

Tek pjesa e shpenzimeve të tjera, të cilat nuk janë specifikuar se çka konkretisht, ministrja dhe pjesëtarë të kabintetit të saj shpenzuan afro 1 mijë euro.

Ministrja, Arbërie Nagavci ka shpenzuar 144 euro, shefja e kabinetit, 127 euro, këshilltarët, Fatos Osmani dhe Gerta Ymeri nga 136 euro.

Telefonia mobile

Ministrja dhe vartësit e saj për për 10 muaj kanë shpenzuar 2 mijë e 850 euro për telefoni mobile.

Veç ministrja Nagavci ka shpenzuar 560 euro, pas ministres bien në sy edhe shpenzimet e tre prek këshilltarëve të saj Fatos Osmani, Edona Kutleshi e Elvis Karadolami të cilat kanë shpenzuar nga 300 euro.

Gazeta Insajderi, ditëve në vazhdim do të raportojë mbi shpenzimet edhe të ministrive tjera të Qeverisë Kurti 2.

/Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark