×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Mëditje, akomodim, dreka-darka, sa para u shpenzuan nga buxheti i shtetit për Ministrinë e Bujqësisë?

Insajderi
20 November 2023 - 14:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Për 10 muaj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Faton Peci, ka shpenzuar hiç më pak se 40 mijë euro nga buxheti i shtetit. Shpenzimet nuk janë ofruar të plota, përkundër kërkesës. Në 40 mijë euro-shin, nuk dihet se sa ka shpenzuar ministri për telefoni mobile dhe një pjesë të konsiderueshme e kabinetit të tij. Janë ofruar të dhënat veç për 5 këshilltarëve të tij, dy prej tyre të shkarkuar. Të dhëna gjysmake janë ofruar edhe tek pjesa e karburanteve. Gazeta Insajderi ju sjell detaje që posedon nga shpenzimet e këtij dikasteri të Qeverisë Kurti 2

Nga muaji janar deri në tetor, vetëm ministri Peci ka shpenzuar afro 4 mijë euro vetëm për karburant apo më saktë 3.799 euro.

Ndërsa zëvendësministrat, Imri Demelezi shpenzoi 1 mijë e 574 euro e zëvendësministri tjetër, Lazar Radulovic ka shpenzuar 1 mijë e 928 euro.

Nga kjo ministri kanë ofruar shpenzimet e telefonisë mobile vetëm për këshilltarët e ministrit, Peci, më saktë për 5 prej tyre, dy prej të cilëve janë shkarkuar. Gjithsej thuhet se kanë shpenzuar 150 euro.

Ndërkaq, nuk dihet sa ka shpenzuar ministri dhe pjesa tjetër e kabinetit.

Akomodim, mëditje, dreka-darka, pjesa tjetër e shpenzimeve janar-tetor, 2023

7 mijë e 302 euro për karburant, 150 euro për shpenzime të telefonisë, gjithsej 7 mijë e 352 euro.

Por si u shpenzuan edhe mbi 33 mijë euro të buxhetit të shtetit nga ky dikaster?

Të dhënat janë futur në total, nuk specifikohet qartë se për çka e sa për muaj u shpenzua.

Për mëditje, akomodim, dreka-darka, e shpenzime të tjera ministri Bujqësisë Faton Peci harxhoi 9 mijë e 237 euro gjithsej.

Veç për meditje ministri nga buxheti i shtetit u pagua 2.495 euro ndërkaq për akomodim 2.689 euro, për shpenzimet tjera (bileta_ 2.305 euro. Bien në sy shpenzimet e mëdha për dreka e darka. Brenda vendit për dreka, Pecia ka shepnzuar 1 mijë e 227 euro ndërkohë jashtë vendit 497 euro.

Në anën tjetër vartësit e tij, zëvendësministrat Imri Demelzi e Ladar Radulovic së bashku shpenzuan 1 mijë e 224 euro.

Nga qasja në shpenzime bien në sy shpenzimet e këshilltarëve të Pecit, të cilat janë më të larta se të zëvendësministrave.

Afro 9 mijë euro veç vet i ka shpenzuar këshilltari i tij, Mentor Tahiri.

Për mëditje këshilltari i Pecit u paguar 2 mijë e 761 euro, për akomodim 3.507 euro, për bileta 1,982 euro, shpenzime tjera 402 euro, ndërsa tek dreka-darka nuk figuron ndonjë shpenzim.

Pas Tahirit, këshilltari tjetër që ka shpenzuar më shumë është Arian Bugari.

Bugari është paguar 1.815 euro për mëditje, 245 euro për akomodim, për bileta 1.403 euro, shpenzime tjera 254 euro gjithsej 3, 358 euro.

I treti në listë për nga shpenzimet figuron emri i këshilltarit, Albert Behrami i cili ka shpenzuar gjithsej 2.654 euro. Pasuar nga Saranda Stublla me 2 mijë e 563 euro e pastaj Korab Hyseni 2 mijë 164 euro.

Si rrjedhojë ministri Peci vet i 19-ti  për mëditje ka shpenzuar 11 mijë e 149 euro, për akomodim 10 mijë e 256 euro, për shpenzime tjera 2 mijë e 297 euro, dreka zyrtare jashtë vendit, 497 euro, dreka zyrtare jashtë vendit 1 mijë e 601 euro.

Ndërkaq për bileta deri në muajin shtator janë shpenzuar 7 mijë e 764 euro.

MPBZhR nga shtatori i vitit 2023 nuk ka kontratë me aviokompanitë andaj rezervimet e biletave nga kjo periudhë janë bërë nga MPJ, kanë sqaruar nga kjo ministri.

Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht edhe për shpenzimet në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark