×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Mbi 4 mijë litra derivate të shpenzuara – sa euro pagoi shteti për ministren Nagavci e vartësit e saj?

Insajderi
22 November 2023 - 16:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Mbi 4 mijë litra naftës janë shpenzuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrat e këshilltarët e kabinetit të saj, për periudhën janar-tetor, 2023. Në total, nga buxheti i shtetit vetëm për derivatet janë shpenzuar 5 mijë e 419 euro. Kjo është mësuar nga kërkesa që Gazeta Insajderi ka bërë për Qasje në Dokumente Publike.

Janë dërguar emrat e shoferëve por jo emrat e secilit zyrtarë që kanë kryer këto udhëtime.

Përmendet, Nijazi Behluli si shofer i ministres Nagavci, si dhe Besim Pushkën e Valon Dulën si shofer të zëvendësministrave të MASHT-it, emrat e të cilëve nuk janë cekur.

Disa litra, thuhet se janë shpenzuar edhe nga “kabineti i këshilltarëve”, siç iu janë referuar nga kjo zyrë, duke mos theksuar emrat e tyre.

Më poshtë gjeni se sa është shpenzuar për secilin muaj:

Janar 430.44 euro janë shpenzuar gjithsej 318 litra

Shkurt 392.42 janë shpenzuar 311 litra

Mars 534.97 euro  janë shpenzuar gjithsej 433 litra

Prill 334.96 euro  janë shpenzuar gjithsej 283 litra

Maj  762.78  janë shpenzuar 680 litra

Qershor 617.60 euro janë shpenzuar 535 litra

Korrik 598.69  janë shpenzuar gjithsej 497 litra

Gusht 565 euro –  janë shpenzuar gjithsej 428 litra

Shtator 549.06 euro janë shpenzuar gjithsej 378 litra

Tetor 633.27 euro janë shpenzuar 455 litra

Ditëve në vazhdim, Gazeta Insajderi do të publikojë edhe shpenzimet tjera të Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Lexo edhe:

/Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark