×
  • Showbiz
  • Show

    E pazakontë: Këngëtarja i kërkon fansave të jenë më të sjellshëm më bashkëshorten e ish të dashurit  

    Insajderi
    25 March 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish e dashura e këngëtarit Justin Bieber, Selena Gomez, dje ka kërkuar nga fansat që të jenë më të sjellshëm me bashkëshorten e këngëtarit, Hailey Bieber dhe të ndalojnë urrejtjen që po përhapin në rrjet.

    Përmes një postimi të bërë në ‘instastory’, Selena u shpreh se Hailey, kishte marrë kërcënime me vdekje.

    “Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet. Kjo nuk është ajo që unë përkrah. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmime. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”

    Justin Bieber me bashkëshorten dhe ish të dashuren (ana e djathtë)

    Bieber më pas postoi një shkrim në Instagram për të falënderuar Selenën pasi ajo foli publikisht për atë që po ndodh.

    “Dua të falënderoj Selena Gomez që foli. Ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë ngjarje të vazhdueshëm mes saj dhe meje. Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë të përfshirët dhe miliona njerëz po shohin kaq shumë urrejtje rreth kësaj gjëje që është jashtëzakonisht e dëmshme.

    Gjërat gjithmonë mund të nxirren jashtë kontekstit ose të interpretohen ndryshe nga sa ishin menduar. Ne të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për atë që postojmë dhe çfarë themi, duke përfshirë edhe veten time. Në fund, unë besoj se dashuria do të jetë gjithmonë më e madhe se urrejtja dhe negativiteti. Ka gjithmonë një mundësi për të takuar njëri-tjetrin me më shumë ndjeshmëri dhe dhembshuri.”

    E gjithë kjo vjen një muaj pasi Bieber dhe Kylie Jenner u akuzuan se e bullizuan Gomez përmes një sërë postimesh në mediat sociale. Pas kësaj, fansat e Gomez vunë në shënjestër Hailey-n, duke postuar mesazhe urrejtjeje në llogarinë e saj në Instagram.

    Gjërat u nxehën aq shumë në mediat sociale sa Gomez njoftoi se po bënte një pauzë nga mediat sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark