×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E pazakontë në Përputhen/ Megi Pojanit i vjen letër nga burgu i Peqinit

    Insajderi
    16 November 2023 - 19:38

    Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie.

    Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen”  është  rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe opinionistët, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar Kastro Zizo dhe Aulona Musta.

    Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës. Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.


    Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

    Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

    Saide dhe Serxho, dy nga konkurrentët e këtij sezoni kanë shkëmbyer së fundmi puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin, një tjetër konkurrent të ftonte në një takim katër minutësh Saiden. Gerti shprehu interes për të madje ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë, për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj. Produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj dhe ai guxoi duke i pirë të gjitha. Ama nëse  ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark