×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E pengonte përmendja e emrit të Rugovës” – Kica-Xhelili i kundërpërgjigjet Donika Gërvallës

    Insajderi
    19 February 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Përmendja e emrit të Ibrahim Rugovës në Listën Guxo”, e ka penguar deputeten Doarsa Kica-Xhelilin ka deklaruar kryetarja e kësaj partie, njëherit ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz derisa po fliste për largimin e deputetes nga partia e saj, rrjedhimisht kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Kësaj deklarate të kryetares së “Guxo” i është kundërpërgjigjur Kica-Xhelili duke thënë se kjo lehtësisht demantohet nga intervistat që ajo ka dhënë.

    Për më tepër, deputetja e ka cilësuar qesharak deklarimin e Gërvallës duke thënë se nuk ia vlen të merret kush me të.

    “Intervistat e mia të dhëna, në të cilat ajo referohet, lehtësisht e demantojnë. Unë personalisht nuk e vlerësoj që këto deklarime qesharake vlejnë të merret kush me to”, tha deputetja për Insajderin.

    Donika Gërvalla-Schwarz në intervistën e saj të fundit në mediumin lokal “Istogu Channel”,  ka folur për deputeten Doarsa Kica-Xhelilin.

    “Kemi pas një deputete në radhët tona, Doarsa Kicën, që largimin nga partia Guxo e ka arsyetuar me këtë fjali: ka thënë në partinë Guxo ata nuk kishin punë tjetër veç gjithë ditën Rugova, Rugova”, deklaroi ajo.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark