Ish-portieri i Chelseat, braziliani Ricardo Prasel, i cili ka ndërtuar një karrierë në MMA vitet e fundit, u rikthye në tetëkëndësh pas një pushimi më të gjatë dhe performoi në eventin KSW 94 të mbajtur mbrëmë në Gdansk të Polonisë.
Prasel pati një përleshje me sllovakun Stefan Vojçak, e cila ishte e para pas një pauze dyvjeçare. Meçi përfundoi keq për ish-anëtarin e Chelseat.
Prasel u nokautua keq gjatë raundit të dytë, kur Vojçak e tronditi me një grusht që e shtriu në dysheme.
Gjqytari e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe Prasel nuk mundi të ngrihej as nga dyshemeja e tetëkëndëshit për një kohë të gjatë. Praselit i dhanë ndihmë mjekët, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull.
Kjo është humbja e pestë e Praselit në karrierën e tij prej 13 fitoresh si profesionist.
Gjatë karrierës së tij të shkurtër futbollistike, Prasel ishte portieri i tretë i Chelseat pas Petr Cech dhe Henrique Hilarip.
Ricardo Prasel, nosso Alemão, acabou se lesionando durante o combate contra Stefan Vojcak e tomou o nocaute. Que se recupere logo e volte para as batalhas. 🇧🇷😢#KSWnoCombate pic.twitter.com/PvN8P7p9mL
— Combate (@combate) May 11, 2024