×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E pse po nervozohesh, unë veç të veta”, kthehet në humor biseda e “tensionuar” mes Osmanit dhe Kurtit

    Insajderi
    22 December 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bisedë e “tensionuar” mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që ndodhi ditën e djeshme, është kthyer në meme dhe humor të shumtë në rrjetet sociale.

    Udhëheqësit e vendit kanë pasur një diskutim në Kuvend, dhe në bazë të veprimeve të tyre është vërejtur edhe një ‘tension’ mes dyshes, por që fjalët që ata kanë shkëmbyer nuk janë dëgjuar edhe për publikun. Edhe Osmani dhe qeveria kanë deklaruar se debati ka qenë për temën e diskutimit që kishte ndodhur në sallë.

    Por, kjo nuk ka ndaluar faqet satirike të krijojnë disa shaka lidhur me këtë.

    “CoolNfresh Magazine”, me videon e Osmanit dhe Kurtit ka krijuar një bisede kinse ata po diskutojnë se kë dëshirojnë të ftojnë për të festuar vitin e ri.

    “E pse po nervozohesh unë veç të veta”, është fjalia që kinse Osmani i drejtohet Kurtit.

    “2 vjet ren na me i thirr ata hiç”, vijon më pas fjalia nga kryeministri.

    Pas kësaj, vazhdon kinse Osmani duke thënë “Erdh gruja e vëllaut tan vjet, su dijke a u deshe a u veshe”.

    ​“E ti që u bone rrotë, thojshe nuk jam veç për një gru”.

    “Pse mos kam rrejt diçka”, “Ai baba yt kishe në hajgare gjujke kungja aty”, janë disa nga biseda e krijuar nga CoolnFresh Magazine.

    Video e shpërndarë ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark