×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi e quajti “Çadër të Gadafit”, Mimoza Kusari flet për Insajderin

    Insajderi
    16 February 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Haki Abazi me Mimoza Kusari-Lilën kanë krisur raportet muajt e fundit. Kjo u vërtetua edhe sot, ku Abazi e quajti Kusari-Lilen “Çadër të Gadafit”.

    Lidhur me këto deklarata të Abazit, Gazeta Insajderi ka kontaktuar deputeten Kusari-Lila për të marrë një koment. Por, e njëjta tha se nuk ka mendim për deklaratat e Abazit.

    Nuk kam asnjë koment për deklaratat e tij”, tha shkurt Kusari Lila për Insajderin.

    Sot, Abazi tha se në një audio-incizim që ai posedon, konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, Saranda Bogujevci dhe Dijona Mihali janë ato që ngufatin deputetët e VV-së në Kuvend.

    Në 22 minutat e konferencës sa zgjati sot, Abazi e quajti Kusari-Lilën “Çadër të Gadafit” përplotë gjashtë herë.

    “E gjithë kjo e zier brenda “Çadrave të Gadafit”. Këtë valle ne e kemi parë në të kaluarën, Çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruese edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten”, tha ai sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark