×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    E rëndë: Ky është numri i trupave të pajetë që u gjetën pas rrëzimit të aeroplanit në Nepal

    Insajderi
    16 January 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i aeroportit Kathmandu.

    Aeroplani ATR 72, që operohej nga Yeti Airlines kishte në bord 72 persona në momentin e përplasjes. Deri më tani janë gjetur 68 trupa dhe autoritetet kanë deklaruar se nuk ka më shpresë që të gjenden të mbijetuar.

    Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë tym të zi të dendur që dilte nga vendi i rrëzimit ndërsa ekipet e shpëtimit dhe njerëzit u mblodhën rreth rrënojave të avionit.

    Të dhënat në regjistruesit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

    Nepali e ka shpallur të hënën ditë zie dhe ka ngritur një panel për të hetuar tragjedinë dhe për të marrë masa për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen./A2CNN/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark