×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E rëndë në Viti: Pas një konflikti në komunikacion 35-vjeçari sulmon me sëpatë një person

    Insajderi
    15 August 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Brigadat 173’ në Viti, ku pas një konflikti në komunikacion, një person dyshohet se ka sulmuar një person tjetër me sëpatë.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur disa minuta pas konfliktit në vendin e ngjarjes, ku 35-vjeçari më pas kishte shkuar në lokalin e viktimës dhe të njëjtin e kishte gjuajtur me një sëpatë.

    Viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark