×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E rrallë- Nëna e Messit u paraqit në fushë mbrëmë

    Insajderi
    19 December 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Argjentina fitoi Kupën e Botës për herë të tretë pasi mposhti Francën me penallti në një finale magjepsëse në stadiumin Lusail.

    Në festën e madhe në stadium u pa edhe nëna e yllin argjentinas, Lionel Messi.

    Ishte Messi ai që qëndroi i vetëm për një moment të shkurtër kur një grua nxitoi drejt tij. Sigurimi mendoi se mos ishte ndonjë fans.

    Por, megjithatë, nuk ishte kështu, pasi gruaja që e kapi Messin nga pas ishte nëna e tij Celia Maria Cuccittini, përcjell Insajderi.

    https://twitter.com/i/status/1604656585283817473

    Ndryshe, Lionel Messi ka zbuluar se nuk ka në plan të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pasi i dha fund pritjes për një trofe të Kupës së Botës të dielën.

    Messi do të mbushë 36 vjeç në qershor dhe duket se ky mund të jetë viti i tij i fundit në një ligë të madhe.

    Ai ka qenë i lidhur fort me një kalim te Inter Miami në fund të sezonit.

    Argjentinasi do të jetë 38-vjeç deri në fillimin e Kupës së Botës së ardhshme, ndërsa Copa America e ardhshme është ende dy vjet larg

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark