×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “E shantazhuar nga Vulini…”, Arifi i reagon këshilltares së Kurtit

    Insajderi
    07 February 2024 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përplasja mes këshilltares së kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Preshevës po vazhdon. Shqiprim Arifi ka dal me reagim kundër Ardita Sinanit, e cila e quajti atë Rrahman Morina 2.0.

    Arifi tha se Sinani është e shantazhuar nga Vulini.

    Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte certifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit”, ka shkruar Arifi.

    Tutje, Arifi ka publikuar edhe një dokument, ku sipas tij Sinani akuzohet “për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi”.

    Arifi tha se shpreson “që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojnë tek Vulini 100%“.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark