×
  • Sport
  • Sport

    “E shoh veten tek Rrahmani” | Cannavaro me fjalë të mëdha për kapitenin e Kosovës

    Insajderi
    10 March 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paolo Cannavaro e ka lavdëruar Amir Rrahmanin, i cili po e kalon një formë të shkëlqyeshme me Napolin.

    Ish-mbrojtësi i klubit napolitan ka folur për “Canale 8” gjatë emisionit “Legends – Ci vediamo a Napoli”, ndërsa e zuri në gojë edhe futbollistin kosovar.

    Vëllai i legjendës italiane të futbollit, Fabio Cannavaro, e ka bërë një krahasim mes tij dhe Rrahmanit.

    “E shoh veten tek Rrahmani: di t’i bëjë të gjitha edhe pse nuk shkëlqen në asnjërën prej tyre. Unë gjithmonë e kam menduar se, të japësh shembull ishte më e rëndësishme sesa të japësh shumë fjalë. Më pas, kur ka ardhur momenti i duhur, i kam përdorur edhe fjalët, por gjithmonë me respekt maksimal, posaçërisht për t’ua bërë me dije të tjerëve se si funksionon Napoli”, u shpreh 41 vjeçari.

    Rrahmani është njëri prej liderëve të Napolit në këtë edicion, i cili është favorit absolut për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark