×
  • Sport
  • Sport

    E TMERRSHME! Suspendohet ndeshja mes Marseille dhe Lyon, shkak bëhet sulmi ndaj trajnerit të mysafirëve

    Insajderi
    29 October 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skena të shëmtuara janë regjistruar para duelit mes Merseille dhe Lyon, i vlefshëm për kampionatin francez.

    Fabio Groso, ish-kampioni i botës me Italinë, aktualish, trajneri i Lionit, u plagos në fytyrë dhe u detyrua të kërkonte trajtim mjekësor për dëmtimet e tij.

    Tifozët e Marseille, sulmuan autobusin e Lyonit, duke thyer dy xhama, nga ku mbeti i plagosur edhe Groso.

    Pamje të përgjakshme, që nuk kanë lidhje aspak me një ndeshje futbolli.

    Fasha që mbështjell kokën e tij dhe mbulon syrin e majtë i dërgon të dridhura në shtyllën kurrizore.

    Pas këyre skenave të turpshme, ndeshja në mes Marseille dhe Lyon është SUSPENDUAR.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark