Në incidentet që ndodhën në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës është lënduar edhe gazetarja e Art Motion, Ulpiana Emra.
Sipas mediumit ku punon ish-basketbollistja, ajo është goditur me shishe që ka ardhur nga tribunat dhe ka pësuar lëndime trupore.
Ulpiana Emra ka karrierë të gjatë e të suksesshme si basketbolliste.
Ndër të tjera ishte edhe reprezentuese e Kosovës. Incidente të shumta i kanë qitur hije të keqe finales së Superkupës, të zhvilluar të dielën mbrëma në Suharekë.