×
  • Showbiz
  • Show

    E veshur e gjitha në të zeza, Tea habit publikun: Ja cili ishte qëllimi i gjithë kësaj

    Insajderi
    02 February 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u organizua një dasmë, ku nusja ishte Kiara Tito dhe dhëndri, Luiz Ejlli.

    Pasi secili nga banorët mori një rol në këtë dasmë, nisën edhe përgatitjet.

    Vajzat zgjodhën fustanet e tyre më të bukura që të dukeshin sa më elegante. Tea Trifoni kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë. Ajo gjithashtu vendosi edhe syze të zeza.

    Por duket se kjo ngjyrë e paska pasur një qëllim. Teksa po fliste me Dea Mishel, e cila nuk donte të shkonte në këtë dasmë të organizuar nga Vëllai i Madh, Tea u shpreh:

    “Unë jam veshur si për funeral, jo si për dasmë. Ai ishte qëllimi i gjithë kësaj gjësë. Si angleze tamam, kam paguar për të gjithë dasmën”.

    Ndërsa pas dasmës, ku u dha edhe puthja e shumëpritur mes Kiarës dhe Luizit, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se nuk ishte një ‘dasmë e vërtetë, por një lojë”.

    @ari.ks.02

    ♬ original sound – ARI.🌺🇽🇰

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark