×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E vetmja VV-ja s’e përkrahi Specialen, Aida Dërguti i kujton një fakt Mimoza Kusarit

    Insajderi
    16 December 2022 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dënimit për krime lufte të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se partia e tanishme e saj është e vetmja që nuk e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.

    Ish-zyrtarja e lartë e LVV-së, Aida Dërguti, ia ka kujtuar sot Kusarit, se kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale, ajo ishte pjesë e AKR-së, që bashkëqeverisur me PDK-në nga viti 2010 deri në vitin 2014.

    “Paska folë konstantja e pushtetit, për periudhën kur ishte kryetare e Gjakovës si nënkryetare e AKR-së. Ndoshta duhet të prononcohet edhe kryetari aktual i Vv-së në Podujevë Shpejtim Bulliqi?”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

    Ajo ka publikuar një artikull rreth deklarimit të Kusarit dhe një pjesë të emrave të deputetëve që e kishin votuar formimin e Gjykatës Speciale. Ndër këta emra është edhe ish-deputeti i LDK-së, zyrtari i tanishëm i LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

    Kusari tha sot pas dënimit me 26 vjet burgim të Mustafës se “Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim. Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark