×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Ec, qarkullo”, përmes një videoje, Sabiani tregoi si ndihet sa herë e pyesin për Ilir Shaqirin 

    Insajderi
    17 January 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miqësia mes Sabianit dhe Ilirit vazhdon të komentohet edhe sot akoma.

    Dyshja krijuan afermitet dhe më vonë nuk u panë më me njëri-tjetrin dhe kjo shkaktoi bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale.

    Prishja e raporteve mes tyre u komentua dhe vazhdon akoma dhe si duket kjo e ka lodhur Sabianin.

    Së fundmi, përmes një trendi në Tik-Tok, Sabiani ka treguar me nota humori, se çfarë mendon dhe si ndihet sa herë që e pyesin rreth kësaj teme.

    “Ta kalojmë një çik këtë muhabet se nuk kam nerva. Sa jam kthyer nga pushimet kështu që mos më çaj shumë dërrasat, brenda mundësive. Ec, qarkullo”.

    Është pikërisht kjo audioja që shoqëron videon e këngëtarit. Pra Sabi sapo na tregoi se kjo temë “i ka ardhur në majë të hundës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark