×
Show / Fashion

Ecja në mbrëmje më e shëndetshme

Insajderi
29 June 2019 - 09:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ecja gjithmonë është cilësuar si një proces i rëndësishëm në shëndetin e secilit. Studime të ndryshme tregojnë se nëse ky aktivitet bëhet në mbrëmje mund të jetë më e mirë për ju se sa praktikimi i saj në mëngjes.

Në hulumtimet e bëra në minj, shkencëtarët thanë se performanca e stërvitjes ishte rreth 50 për qind më e mirë gjatë orëve të mbrëmjes.

Brejtësit që ushtruan gjatë natës kishin nevojë për më pak oksigjen, duke i bërë ato më efikase dhe kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.

Ekipet nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine, thonë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë e mbajtur gjatë se koha e një dite ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark