Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti, është emëruar si Ambasadore Nderi e kampionatit të shahut “World Chess”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja duke publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.
“Ndihem e nderuar që jam zgjedhur ambasadore nderi e këtij kampionati shahu. I uroj të gjithë konkurrentëve shumë fat”, i ka lënë mbishkrimin fotos Bleona.
Ajo shihet përkrah presidentit të Armenisë, Serzh Sargsyan dhe shahistin armen, Kirsan Ilyumzhinov.
36 vjeçarja u zhvendos në vitin 2005 në Amerikë me synim për të ndërtuar karrierë në tregun amerikan të muzikës./Insajderi.com