×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edhe familja e Naser Makollit, dëshmitarit kyç në rastin Dehari, kërkon hetim për vdekjen e tij

    Insajderi
    26 February 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Mos fol se ta bëjë edhe ty ma zi se Astrit”, kështu citohet t’i ketë thënë njëri nga zyrtarët policor tashmë të ndjerit, Naser Makolli teksa po e përcjellin nga burgu i Prizrenit në Lipjan.

    Këtë frazë për InDoks e tha vëllai i Naserit, Hyseni.

    “…Janë gjëra që lidhen. Kemi dyshimet tona. Në momentin që vëllai im është transferu nga Prizreni në Lipjan, i kanë thënë shuj mos fol se ta bëjë edhe ty ma zi se Astritit. Këto sene do të thotë lidhen. Me qenë shtet i mirë ai person duhet me ec”, ka thënë Hyseni në InDoks.

    Por, për çka u paraburgos Naser Makolli, dhe për cilin rast krimi dyshohej ai?

    Naser Makolli dyshohej se ndihmoi në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë Xhevat Hysenajn i cili në janarin e vitit 2016 në fshatin Sopi të Suharekës, dyshohet se kishte vrarë Egzon Mazrekun dhe vënë në rrezik jete Naim Mazreku. Vrasja kishte ndodhur gjatë një vjedhje shtëpie. Ndaj Naser Makollit ka pasur një aktakuzë të ngritur, por ai nuk e priti dënimin, pasi që vdiq në paraburgim në burgun e Lipjanit

    Para burgut të Lipjanit ai ishte mbajtur në Prizren. E historia e tij është ngushtë e lidhur me Astrit Deharin. Si e tillë është bërë edhe kërkesa e familjes së tij që të hetohet vdekja e tij tashmë tri vite pas rastit.

    Emisioni i plotë: Zhdukja e mostrave që tronditi Kosovën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark