×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edhe Ipeshkvi i Kishës Serbe ka një thirrje për Kurti sa i përket targave

    Insajderi
    28 October 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dioçeza e Ortodokse Rashkë – Prizren përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të pranojë kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për të shtyrë vendimin për targat edhe për 10 muaj.

    Ipeshkvi i kësaj dioçeze, Teodosije ka thënë se duhet shmangur çfarëdo lloj konfrontimi dhe që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit brenda 10 muajve të ardhshëm.,

    “Si ipeshkëv i Rashkës-Prizrenit (Kisha Ortodokse Serbe), shfrytëzoj rastin që së bashku me klerin tim t’u bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të pranojnë propozimin unanim të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të Quintit dhe këshillën e SHBA-së. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, z. Escobar të shmangë çdo lloj konfrontimi për targat dhe që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet palëve kompetente me mbështetjen ndërkombëtare brenda 10 muajve të ardhshëm, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme në Bruksel apo modele të tjera për të cilat është rënë dakord në dialog”, thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu iu është bërë thirrje edhe qytetarëve në veri të Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë në në mënyrë dinjitoze dhe “siç e do krishterimi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark