×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edhe javën e ardhshme priten reshjet bore, këto do jenë temperaturat

    Insajderi
    29 January 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Java e ardhshme parashihet të jetë me mot kryesisht te vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

    Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.

    Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius.

    Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.

    Edhe pse keto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin .

    Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark