×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe Komuna e Drenasit i del kundër Muratit: Nuk mund të përpilojmë lista për nëpunësit grevistë

    Insajderi
    31 August 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 1 shtator nuk do të nisë viti i ri shkollor. Kështu tha pak më parë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media, duke thënë se greva do të vazhdojë. Për t’ia “ulur kokën” grevistëve, Ministria e Financave kërkoi listën e grevistëve, në mënyrë që atyre t’iu ndalet paga.

    Komunave që i kanë dalur kundër këtij vendimi i është bashkëngjitur edhe Komuna e Drenasit.

    Në njoftimin e kësaj komune thuhet se nuk do të mund të përpilohen listat të nëpunësve që janë në grevë.

    “Ne si Komunë kemi drejtuar tek personat përgjegjës kërkesën e pranuar. Nga ta u informuam se përgjegjësit e programeve buxhetore nuk mund të përpilojnë lista siç është kërkuar për nëpunësit grevistë për arsye se të njëjtit janë në grevë dhe nuk kanë ofruar informata sipas kërkesës së Thesarit”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu kryetari i kësaj komune ka thënë se i mbështetë kërkesat për paga me të mira.

    “Kryetari Lladrovci mbështetë kërkesat e tyre legjitime për paga më të dinjitetshme të të gjithë zyrtarëve publik si dhe mirëpret unitetin e grevistëve në Komunën tonë.

    Shpresojmë që sa më parë të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre legjitime dhe të kthehet normaliteti në punë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark