×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Kuvendi komunal i Prishtinës mbanë seancë për Haradinajn

    Insajderi
    06 February 2017 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, një të tillë do të tentojë ta miratoj Kuvendi Komunal i Prishtinës.

    Komuna e Prishtinës nesër ka paralajmëruar se do të mbanë mbledhje të jashtëzakonshme për arrestimin e ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajn

    “Nesër, më 7 shkurt, në ora 11:00, mbahet Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

    Pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt.

    Një rezolutë për arrestimin e Haradinajt ishte provuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës, por që kishte dështuar. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark