Arsenali është klubi i radhës i madh evropian që e ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.
Përmes një njoftimi ata u shprehën se pozicioni i tyre në lidhje me Superligën Evropiane nuk ka ndryshuar.
“Pozicioni ynë në lidhje me Superligën Evropiane nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të luajmë në garat e UEFA-s dhe do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera evropiane dhe me Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA)”, thuhej në njoftimin e “Topçinjve”.
Deri më tani, Barcelona, Real Madridi janë pro dhe pritet që edhe Napoli ta pranojë këtë garë të re.