×
Show

Edhe një çift merr ‘bekimin’ e Adele

Insajderi
17 March 2016 - 10:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për herë të dytë në disa javët e fundit, Adele ka qenë dyshimtare e propozimit për martesë të çifteve.

Kësaj radhe, propozimin për martesë një burrë e ka bërë për të dashurën e tij në koncertin që u mbajt në Londër.

Propozim ndodhi në momentin që Adele po interpretonte “Make You Feel My Love” të Bob Dylan dhe më pas Adele i ka ftuar në skenë çiftin, njofton Brit Awards

Çifti  ka treguar se kjo këngë mbetet kënga e tyre dhe djali zgjodhi pikërisht këtë moment për t’i propozuar të dashurës së tij prej 12 vitesh.

“Kjo është një nga gjërat më të bukura që kam parë në të gjitha shfaqjet e mia”, ka thënë Adele. “Jam shumë e lumtur për ju të dy”, ka shtuar ajo duke uruar çiftin.

Disa javë më parë, gjatë një koncerti të Adele një vajzë i propozoi fejesë të dashurit të saj./Insajderi.com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark