×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe një i mitur, shtetas norvegjez rrahet nga sigurimi i “Hangover”, Insajderi sjell detaje të reja nga përleshja e sigurimit të klubit me klientët

    Insajderi
    11 July 2022 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi i natës “HangOver” që ndodhet në Gjakovë nuk njihet vetëm për muzikën që sjell, por edhe si një vend sherri e përleshje të shpeshta.

    Gazeta Insajderi ka sjellë detaje ekskluzive nga rrahja e fundit që ndodhi natën e 7 korrikut.

    Një grup burrash që ishin sigurimi i “HangOver” kanë rrahur dy persona që ishin të pranishëm në natën e hapjes së këtij sezoni. Insajderi ka sjellur videon ekskluzive nga momenti. Pas raportimit të Insajderit katër nga ta ishin arrestuar.

    Shkruan për t’u argetuar por u rrahën keq nga sigurimi.

    Për njërin nga ta (X.M) Gazeta kishte raportuar më herët por tani Insajderi mëson se ka qenë i përfshirë edhe një person i dytë i cili ka pësuar lëndime serioze pasi u rrah grushta e shkelma nga sigurimi.

    Gazeta Insajderi mëson se ai është një i mitur 17 vjeçar , shtetas norvegjez i cili është rrahur pasi ishte në shoqërinë e personit të parë, X.M (të dy emra të njohur për redaksinë).

    Familjarë të viktimës i kanë thënë Insajderit se shtetasi norvegjez ka paraqitur rastin edhe në Ambasadën e Norvegjisë që ndodhet në Kosovë.

    Pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është stabile, nuk ka pranuar që të flas për Gazetën, por sipas familjarëve nuk kanë pasur asnjë problem me sigurimin e klubit.

    Gjatë momentit të sulmit, njëri nga aksionarët e klubit, Isidor Puka, përmes një fotografie shihet duke shijuar pamjen me një gotë ne dorë ku sigurimi po ushtronte dhunë ndaj klientëve.

    Sipas burimeve të Insajderit, arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy klientë kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjetër po e ngacmonte një grua.

    Sigurimi nuk e mori parasysh ankesën e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

    Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet një grumbull i punëtoreve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientët.

    Për rastin Insajderi ka kontaktuar Policinë në rajonin e Gjakovës. Zëdhënësi, Sheremet Elezaj konfirmoi se rasti është raportuar në polici nga viktima.

    Teksa shtoi se është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    “Viktima mashkull e ka raportuar në polici për rastin që ka ndodhur me një diskotekë në Gjakovë, nuk e di saktë emrin edhe për pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore. Edhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor”, tha ai për Insajderin.

    Ndërkohë, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit “HangOver”, Valdrin Rizvanolli.

    I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.

    “Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A I kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas Rizvalloni “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

    “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark