×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pas tri ditësh, ende asnjë gjurmë nga Gruevski

    Insajderi
    11 November 2018 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tanimë dita e tretë që kur Nikola Gruevski është zhdukur nga publiku. Ai as sot nuk u paraqit në seancën e Komisionit për Çështjet Kushtetuese.

    Mungoi edhe dje, ndërsa të premten korrieri i gjykatës nuk e gjeti në shtëpi për t’i dhënë vendimin për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin Tanku.

    Autoritet gjyqësore deklaruan se të hënën do të vazhdojnë me përpjekjet për t’ia dorëzuar ish-kryeministrit maqedonas vendimin për të nisur vuajtjen e dënimit prej dy vjet burg, sa u dënua në një lëndë të Prokurorisë Speciale Publike. Fjala është për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes për nevojat e Qeverisë të një “mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark