×
  • Sport
  • Sport

    Edhe pse fituan – Mourinho thumbon lojtarët e tij në deklaratën pas ndeshjes

    Insajderi
    21 September 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mourinho thumbon lojtarët e tij: Njëri dëmtohet, tjetri luan me frikë

    Pas fitores 1-2 ndaj Sheriff Tiraspol, në Europa League, trajneri i Romës, Jose Mourinho u shpreh i pakënaqur me performancën e ekipit të tij në pjesën e parë.

    Në prononcimin për mediet, tekniku portugez theksoi se asnjë prej lojtarëve nuk dha aq sa duhej në fraksionin hapës.

    “Nuk më pëlqeu pjesa e parë, as individualisht dhe as kolektivisht. Nuk kishim aspak kontroll të lojës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe ishte një mrekulli sepse nuk bëmë asgjë për atë 1-0. Në pjesën e dytë pas barazimit më pëlqeu reagimi, goli, golat e mundshëm, kontrolli i lojës. Ok, ishim pa agresion të madh dhe pa ambicie të madhe, por e merituam fitoren”-tha Mourinho.

    Tekniku portugez u ndal të komentojë edhe emra të caktuar, duke folur për dëmtimin e Sanchez, por edhe lojën e Lukakut dhe Aouar.

    “Sanchez zëvendësua në minutën e 28’ për një dëmtim muskulor. Për fat të keq, Renato ky është, i vlefshëm kur luan, por dëmtohet shpesh. Aouar luan me ritme të ulta, pasi duket qartë frika që ka për të mos u dëmtuar.

    Ndërsa Lukaku ka nevojë të marrë më shumë minuta, që të gjejë formën e tij më të mirë”, tha portugezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark