×
  • Sport
  • Sport

    Edhe pse me 10 lojtarë, Atletiko Madrid e ndal në ‘Bernabeu’ Real Madridin. Buzëqesh Barcelona

    Insajderi
    25 February 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Atletico me një lojtar me pak gati e tronditin Real Madridin. 

    Derbi i madh i Madridit dhe Spanjës, ka përfunduar baras (1:1), që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

    Atletico e para kaloi në epërsi ndonëse me një lojtar me pak, Antoine Griezmann harkoi për bukuri, ndërsa Jose Maria Gimenez kërcen më së larti dhe me kokë ka realizuar për 1:0 në minutën e 78-të.

    Duhet theksuar se në minutën e 64-të, Correa i Atleticos, u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje josportive.

    Në minutën e 85-të, Alvaro Rodriguez shmang humbjen e kampionit në fuqi, duke barazuar rezultatin 1:1.

    Atletico i rrëmben pikë Realit, kësisoj ia komplikon edhe më shumë punët për titull. 

    Pas javës së 23-të, Barcelona kryeson me 59 pikë, ka një ndeshje me pak se Reali në vend të dytë me 52, pasojnë Sociedad me 43, Atletico 42 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark