×
  • Sport
  • Sport

    Edhe pse me dy lojtarë më shumë në fushë, Liria pëson humbje nga Llapi – Valmir Veliu shënon në rikthimin e tij

    Insajderi
    08 October 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Llapi nga Podujeva është shembulli më i mirë i një skuadre se si luftohet dhe fitohet kur mbetet edhe pa dy lojtarë në fushë.

    Llapi e ka gjunjëzuar Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:0, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. 

    Tre kartona të kuq, një penallti e humbur dhe Llapi luftarak gjunjëzon Lirinë pa zemër.  

    Në minutën e 51-të, Festim Alidema i Lirisë, dështon nga penalltia, goditjen e tij në këndin e poshtëm të majtë, e ka pritur portieri Ilir Avdyli.

    Në minutën e 77-të, Muhamet Hyseni ka shënuar nga penalltia për 1:0.

    I rikthyeri nga kampionati turk, Valmir Veliu, shënon për 2:0 në minutën e 86-të. 

    Ai ka shfrytëzuar një gabim trashanik të mbrojtësit të Lirisë, kaloi portierin dhe me gjakftohtësi thelloi fitoren.

    Besar Musolli Në minutën e 25-të dhe Ahmed Januzi në atë të 70-tën, dy lojtarë të Llapi u ndëshkuan me karton të kuq.

    Në minutën e 81-të, Megameno i Lirisë përjashtohet me karton të kuq.

    Gjyqtari Dardan Çaka pati punë, duke ndëshkuar tre futbollistë me kartona të kuq.

    Llapi kryeson me 19 pikë por ka dy ndeshje më shumë Ballkani në vend të dytë me 19 dhe Liria është në vend të 11-të me 6 sosh.

    Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë për këtë fitore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark