Prishtina dy herë ka avancuar por nuk i ka ndalur tre pikë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dukagjini ndahet baras (2:2) me Prishtinën, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Pas humbjes në Gjilan me rezultat 3:0 nga Drita megjithatë Prishtinë merr një pikë si vendas.
Dukagjini ka treguar lojë të mirë dhe kthehet me një pikë me shije të fitores.
Për Prishtinën shënuan A. Krasniqi (22′ nga penalltia, Basri (46’ – autogol) dhe për Dukagjinin realizuan Muja (30′ – autogol) e Merlaku (55’).