×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe SBASHK-u paralajmronë pjesëmarrje në marshin “Liria ka emër”

    Insajderi
    30 March 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 2 prill është paralajmruar të mbahet marshi i organizuar nga “Liria ka emër”, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

    Pjesëmarrjen në këtë marsh e ka konfirmuar edhe anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

    Në një njoftim të kësaj organizate thuhet se pjesëmarrës do të jenë mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit në Kosovë.

    “SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në Universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi” organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark