×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edhe Sllovenia kërkon zbatimin e Asociacionit

    Insajderi
    10 February 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropë e Sllovenisë ka thënë se qëndrimi i tyre sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “është i qartë” dhe se “të gjitha marrëveshjet dhe obligimet duhet të respektohen”, shkruan Insajderi.

    Këtë përgjigje ministria sllovene ia dha agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” pyetur rreth raportimeve të “Euronews” se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përkatësisht futja e asaj në agjend të ditës në KiE është kushtëzuar me themelimin e Asociacionit.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropë e Republikës së Sllovenisë nuk komenton mbi korrespodencën e pretenduar diplomatike”, janë përgjigjur ato.

    Një vit dhe asgjë, aplikimin e Kosovës në KiE që ‘e mbuloi pluhuri’ – Insajderi

    Kujtojmë se ishte “Euronews” në gjuhën serbe e cila raportoi se Uashingtoni ka kushtëzuar futjen në agjendë të ditës të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Me këtë kërkesë të ShBA-së, siç shkruante mediumi evropian, ishin pajtuar Franca, Gjermani dhe Italia.

    Për Insajderin, zëdhënësi i KiE-së, Dushan Vojnoviq, javën e kaluar ishte përgjigjur fare shkurtazi se “aplikimi i Kosovës po konsiderohet” pyetur se pse nuk është futur ende në agjend të ditës./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark