×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe sot do të vazhdojnë dëshmitë e Shefqet Kabashit dhe Sadik Halitjahës në Hagë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Insajderi
    15 November 2023 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

    Sot pritet të vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

    Dje në dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, përmes video-lidhjes ka filluar dëshminë dëshmitari Shefqet Kabashi.

    Ai iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, me arsyen se dëmtojnë shumë njerëz.

    Kabashi në seancën e djeshme ka dëshmuar përmes videolidhjes, ndërsa ka kërkuar të dëshmojë në gjuhën angleze sepse sipas tij deklaratat e mëparshme kanë qenë të keqkuptuara për shkak të dialektit.

    Dëshmitari Kabashi ka dhënë dëshmi edhe në çështjen e Fatmir Limajt, ndërsa disa herë është pyetur nga prokurori nëse kanë qenë të sakta deklaratat e tij.

    Kabashi ka pohuar se ka thënë të vërtetën derisa ka thënë se nuk ka pasur gatishmëri të bashkëpunojë me Zyrat e Specializuara për shkak se ka dëmtuar shumë dëshmitarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark