Është publikuar videoja kur Edi dhe Driloni kanë ofenduar banoren, Sara Kolami.
Edi, i cili fillimisht thotë se “Sara nuk është çikë e keqe, është e bukur”, më tutje e ofendon atë.
Ofendimi madje është i rëndë. Ai e quan atë “kurvë”.
Tutje, ndërsa po qëndronin në kuzhinë, Edi i jep këshilla Drilonit se si ta luajë lojën me Sarën.
Ai e merr lëngun, duke nënkuptuar Sarën, e afron nga vetja dhe pastaj e hedh.
Teksa Sara jep lajmin se “dreka është gati”, duket se irritohet Driloni, i cili dëgjohet tek thotë “kqyre kjo”.
Pasi banorët panë këto pamje, Edi dhe Sara filluan të debatojnë.
Gjatë debatit me Saren, Edi me kode tha se do dal nga shtëpia edhe ia rekomandoi edhe Drilonit daljen.
Këtë deklaratë ai e përsëriti prapë duke thënë “neser do iki”.