×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edi Rama ka një propozim për KFOR-in, pas sulmit terrorist në veri

    Insajderi
    28 September 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas sulmit të së dielës në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë thotë se është në njëjtën linjë edhe me Kosovën në këtë kërkesë, ndërsa vlerëson presidenten Osmani që i ka kërkuar ndihmë SHBA-së për draftin e asociacionit.

    “KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun. Çdo hezitim dhe vonesë dhe me argumentin e orëve të fundit se kemi apo jo trupa mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR-it shumë më të madhe në trupa dhe vështirësi. Prandaj jam këtu sot dhe më vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova KFOR-in në veri. Më vjen mirë që dje presidentja Osmani ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për draftin e asociacionit. Nuk di cili është mendimi i aleatëve strategjikë për këtë kërkesë, por në thelb kërkesa është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës”.

    Sipas tij, një draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë, teksa sjell në vëmendje planin franko-gjerman.

    “Një draft duhet të vihet në tryezë një orë e më parë dhe të përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut bazuar mbi marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Kosova sot më shumë se para se të ndodhte tragjedia duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, ta besojë dhe ta synojë me të gjithë energjitë përfundimin me sukses të dialogut. Plani franko-gjerman është akoma në tryezë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark