×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Edicioni i 5-të i Festivalit Multietnik fillon më 07 shtator

    Insajderi
    02 September 2023 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata joqeveritare multietnike “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” do ta organizojë edicionin e pestë të “Festivalit Multietnik”.

    Ky aktivitet do të fillojë më 07 shtator, 2023, dhe do të zgjasë deri më datën 09 shtator.

    “Festivali Multietnik” do të mbahet në Prishtinë, gjegjësisht sheshin “Skënderbeu”.

    Festivali do të ofrojë muzikë, shfaqje artistike multikulturore, ushqime tradicionale dhe workshope kreative.

    Synim kryesor i këtij aktiviteti kulturor është shpalimi i traditave, muzika, ushqimi dhe veshjet e shumë kulturave në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark