×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Edicioni i ri në hendbollin e Kosovës nis më 17 shtator

    Insajderi
    24 July 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edicioni 2022/2023 në hendbollin kosovar do të fillojë më 17 e 18 shtator. Është ky një prej vendimeve që mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten.

    Bordi ka zhvilluar punimet nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini.

    Bordi ka zgjedhur edhe komesarin e ri të garave. Këtë detyrë me përgjegjësi ia ka besuar Isak Osmanit, ish-gjyqtar dhe vëzhgues shumëvjeçar.

    Bordi e ka falënderuar Istref Sadriun për punën 4-vjeçare si komesar i garave. Bordi i FHK-së ka vlerësuar edicionin 2021/2022 si të suksesshëm. Gjatë edicionit të kaluar janë zhvilluar plot 803 ndeshje.

    Bordi ka vendosur po ashtu që propozicionet e garave për edicionin e ardhshëm garues t’u dërgohen klubeve për shqyrtim. Klubet kanë kohë që deri më 1 gusht të bëjnë sugjerime dhe të japin vërejtjet eventuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark