×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Edita Tahiri i reagon Vuçiqit: Iluzionet e tij për dominim në Ballkan u shuan nga Gjermania

    Insajderi
    21 December 2022 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje e ka quajtur anti-serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve dhe se Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan.

    Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.

    Ajo tha se deklarata e Vuçiqit vjen sepse “iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermani”.

    “Vucici u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanise dje, sepse iluzionet e tij per dominimin e Ballkanit perfundimisht u shuan nga Gjermania – duke qene se Gjermania vuri ne qender Ballkanin perendimor ndersa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’”, ka shkruar Tahiri në Facebok.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark