×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrova reagon përsëri pas disfatës nga Rumania

    Insajderi
    14 September 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale, pas kritikave të shumta pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

    Kosova u mposht 2-0 nga Rumania në “Arena Nationale” në kuadër të Grupit I për eliminatoret e Euro 2024.

    Megjithatë, pati shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

    Përveç kësaj, lojtarët e Kosovës u kritikuan shumë pas humbjes dhe njëri nga ta padyshim se ishte, Zhegrova, i cili pas ndeshjes kërkoi “ndryshime të brendshme”.

    Lojtari më vonë i tërhoqi fjalët duke thënë se dëshiron ndryshime brenda lojës dhe tani ka ardhur përsëri me një reagim me anë të profilit privat në Instagram.

    “Përgjithmonë i yti”, ka shkruar Zhegrova në postimin, ku i ka bashkangjitur një fotografi me kokën ulur dhe veshje të Kosovës.

    Ndryshe, Zhegrova duket se po përjeton një raport të vështirë dhe aspak të mirë me përzgjedhësin e përkohshëm Primoz Gliha. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark