×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Edukata seksuale apo ajo fetare- cila do të jetë lënda e re nëpër shkollat e shtetit?

    Insajderi
    10 January 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat për futjen e lëndës së edukatës fetare nëpër shkollat publike vazhdon me vite në Kosovë. Shpesh përdoret edhe në fushata. Karshillëk kësaj teme i bën debati për futjen e lëndës së edukatës seksuale në sistemin arsimor publik. Insajderi sjell këndvështrime profesionistësh për këtë temë. Kush do të fitojë në fund?

    Edukimi seksual vazhdon të mbetet tabu në shoqërinë tonë e sidomos në shkolla. Temat që konsiderohen tabu duhet të trajtohen sidomos në arsim, këtë e thotë edhe Organizata joqeveritare, “Qendra Për Arsim të Kosovës, “KEC”.

    Edukimi seksual ju jep njohuri për një jetë të shëndetëshme dhe për mirëqenien e nxënësve tha njohësi i çështjeve të Arsimit, Rinor Qehaja.

    “Qëllimi i edukimit gjithëpërfshirës seksual është t’u japë nxënësve dhe të rinjëve informata, njohuri dhe aftësi të cilat do t’i udhëheqin ata drejt jetesës së shëndetshme në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta marrin përsipër përgjegjësinë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe të të tjerëve”, tha Qehaja për Insajderin.

    Ai gjithashtu shtoi se kjo lëndë u ofron nxënësve mundësi për të praktikuar qëndrimet, cilësitë, vlerat, sjelljet.

    Duke e parë që jo vetëm lënda e edukimit seksual, por edhe edukimi fetar në shkolla po kundërshohet nga institucionet arsimore ku duket se të dyja lëndët kërkojnë më shumë debat të gjerë dhe përfshirje.

    “Futja e edukimit fetar në kurrikulum sado që mund të ketë përparësi kërkon debat të gjerë dhe përfshirje të komunitetit të shkollës”, është shprehur Qehaja për Insajderin.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, është kundër që një lëndë fetare të shtohet në shkolla pasi sipas tij shkollat duhet të jenë laike dhe se edukata fetare si lëndë në vete i takon bashkësive fetare e jo shkollave.

    Ndërsa se a do të shtohet ndonjëherë lënda e edukimit seksual në shkollat e Kosovës, “KEC”, tha se mbetet të shihet përkrahja e mësimdhënësve, pasi deri më tani janë hartuar doracak që japin informacione për edukimin seksual dhe të aprovuara nga MASHT.

    “Doracakët që ofrojnë udhëzime dhe materiale për trajtimin e këtyre tematikave tanimë janë hartuar dhe aprovuar nga MASHTI. Mbetet që në vazhdimësi të ofrohet përkrahje për mësimdhënësit, qoftë përmes trajnimeve apo përmes ofrimit të materialeve për të trajtuar këto tematika” tha KEC për Insajderin.

    Ndërsa për futjen e lëndës së edukimit fetar në shkolla, Hoxhë Bekim Jashari ka thënë se nuk e parasheh që një gjë e tillë të ndodhë në pesë osë dhjetë vjeçarin e ardhshëm.

    “Një gjë të tillë e shoh vështirë të realizueshme në 5 deri 10 vjeçarin e ardhshëm. Krahas lëndës edukata qytetare do të ishte e nevojshme të fuqizohet edhe mësimi shpirtëror fetar, qoftë edhe si lëndë zgjedhore”, ka përfunduar Jashari.

    Profesori i sociologjisë Besim Gollopeni ka thënë se edukata seksuale nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e aktit seksual, prandaj ai ua ka rekomanduar institucioneve shkollore të japin mësime për edukatën seksuale në përputhshmëri me moshën e fëmijëve.

    “Përmes mësimit rreth edukatës seksuale, të rinjtë edukohen me një fushë të gjerë termash si trupi i njeriut, gjinia, anatomia seksuale, shëndeti e orientimi seksual, riprodhimi, shtatzënia e shumë koncepte të tjera. Natyrisht, mungesa e edukimit seksual, bënë që të rinjtë të hynë në marrëdhënie seksuale në moshë shumë të re dhe kështu të devijojnë nga mësimet, lindje të pa dëshiruara, infektim nga sëmundjet të ndryshme, dhe shoqërohen me çrregullime të tjera sociale. E tëra kjo situatë vjen si rezultat i mungesës së edukimit seksual në familje dhe veçanërisht në institucione shkollore”, ka thënë Gollopeni.

    Ndërsa si mungesë të edukimit seksual, e kujtojmë ngjarjen skandaloze që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar (11.05.2021), në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

    Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënës të klasës së shtatë, ngacmojnë seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë.

    Madje pati qarkulluar edhe një video ku shiheshin që të miturit me vetëdije të plotë aktin e tyre e xhirojnë dhe tallen me vajzën, e cila tenton të mbrohet. Njëri nga djemtë e mban me forcë, e tjetri tenton t’ia fus në gojë organin gjenital. Ata qeshin dhe xhiruesi (djali i tretë në këtë akt), i tregon që tashmë ka lëshuar videokamerën dhe po xhiron. /Devletë Deda, Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark